Plagoset me thikë roja e spitalit në Fier/ Debati me pacientin për makinën...

Plagoset me thikë roja e spitalit në Fier/ Debati me pacientin për makinën...

11:05, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier. Është plagosur me thikë roja e spitalit.

Autori ka shkuar në urgjencë.

Kur ka dalë roja private i spitalit i kishte lëvizur makinën pa lejen e tij se i hapi rrugën ambulancës.

Pas kësaj, shpjegojnë burimet për gazetarin e Syri tv, autori e ka qëlluar me thikë.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier, i cili është dëmtuar lehtë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco