Festat e fundvitit/ Qytetarët braktisin mishin e viçit, zgjedhin mish derri për shkak të çmimit më të ulët

Festat e fundvitit/ Qytetarët braktisin mishin e viçit, zgjedhin mish derri për shkak të çmimit më të ulët

11:01, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Melo Prifti disponon një thertore të certifikuar në qytetin e Gjirokastrës, si dhe një fermë blegtorale, duke garantuar një proces të plotë, nga rritja e kafshëve deri te tregtimi i mishit. Krahas fermës dhe thertores, ai ushtron aktivitet edhe përmes një dyqani mishi, ku furnizohen çdo ditë banorët e zonës.

Sipas Melo Priftit, çmimi i mishit ka mbetur i pandryshuar dhe nuk ka pësuar rritje, pavarësisht kostove që shoqërojnë procesin e prodhimit.

Ai thekson se konsumatori është bërë më i kujdesshëm në blerje, ndërsa qytetarët me mundësi më të kufizuara ekonomike zgjedhin kryesisht mish derri, për shkak të çmimit më të ulët krahasuar me mishin e viçit apo të qengjit.

Një nga problematikat kryesore me të cilat përballet biznesi, sipas tij, është mungesa e fuqisë punëtore. Prifti shprehet se gjetja e punëtorëve të kualifikuar është gjithnjë e më e vështirë, çka ndikon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e aktivitetit dhe në përballimin e fluksit të punës.

Nga ana tjetër, edhe tregtarë të tjerë të mishit në Gjirokastër pohojnë se ky vit ka qenë i vakët për sa i përket shitjeve. Sipas tyre, rënia e fuqisë blerëse ka bërë që qytetarët të blejnë më pak dhe më rrallë, duke ndikuar negativisht në xhiron e bizneseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco