Një person është gjetur pa jetë në banesën e tij në fshatin Spiten të Lezhës. Viktima Preng Perjaku ka plagë me armë zjarri. Nga veprimet paraprake dyshohet për vetëvrasje por nuk përjashtohen as pistat e tjera.
Trupi I pajetë është dërguar në morg ndërsa policia ka nisur hetimet.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
© SYRI.net