EMRI - Në kërkim ndërkombëtar për falsifikim, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari

EMRI - Në kërkim ndërkombëtar për falsifikim, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari

08:57, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. 

Sipas njoftimit të policisë, “ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër”.       

I arrestuari është shtetasi Hito Musaj 60 vjeç

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet faza e radhës, kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. 

Ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër.       

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u lokalizua në Gjermani, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar:

H. M., 60 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale".  

Shtetasi H. M. akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit H. M., në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco