Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pranë aksit nacional Librazhd–Prrenjas, është raportuar për zjarr në një kioskë dhe dy automjete. Sipas njoftimit të MZSH Librazhd, shërbimet zjarrfikëse u njoftuan rreth orës 03:29 dhe ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
Si pasojë e flakëve u dogj plotësisht një kioskë në pronësi të shtetasit Skënder Gega, nga fshati Xhyrë i Njësisë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd, si dhe dy automjete të parkuara pranë saj.
Ndërkohë, u shpëtuan nga flakët dy kioska të tjera në afërsi dhe një automjet tjetër i parkuar pranë vatrës së zjarrit.Burime nga MZSH bëjnë me dije se shkaku i zjarrit mbetet për t’u përcaktuar. Mes automjeteve të djegura është edhe një automjet me targa greke, në pronësi të një emigranti të kthyer në vendlindje për festat e fundvitit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
FOTO GALERI:
© SYRI.net