Një mjet tip autobot që transportonte gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Fatmirësisht, nuk ka pasur shpërthim, çka do të kishte sjellë pasoja shumë të rënda për mjetet e tjera në qarkullim dhe për kalimtarët e rastit.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi i rrezikut dhe evitimi i një tragjedie. Qarkullimi u menaxhua përkohësisht deri në neutralizimin e plotë të situatës.
Deri në këto momente, shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. Nuk raportohet për persona të lënduar.
© SYRI.net