Aksident në aksin Korçë - Ersekë, dy të rinj të lënduar, mjeti përfundon në tokë bujqësore

Aksident në aksin Korçë - Ersekë, dy të rinj të lënduar, mjeti përfundon në tokë bujqësore

15:47, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë - Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokë bujqësore. Brenda mjetit ndodheshin dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Nga informacionet që kanë mbërritur në vendngjarje, mësohet se çifti ka pësuar tronditje të forta, por fatmirësisht nuk kanë pasur dëmtime të rrezikshme për jetën. Bluzat e bardha kanë konfirmuar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendngjarje dhe po zhvillon hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco