Përfshihet nga zjarri cisterna e gazit në aksin Peqin–Elbasan, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Përfshihet nga zjarri cisterna e gazit në aksin Peqin–Elbasan, bllokohet qarkullimi i mjeteve

14:17, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një cisternë gazi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në zonën e Pajovës, duke u shkrumbuar plotësisht.

Zjarri ka përfshirë mjetin në pak minuta, ndërsa flakët dhe tymi i dendur janë parë nga larg, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Për shkaqe sigurie, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco