Shpërthen boksi elektrik në një pallat në Perash në Shkodër, plagoset punonjësi i OSHEE-së

Shpërthen boksi elektrik në një pallat në Perash në Shkodër, plagoset punonjësi i OSHEE-së

10:27, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një boksi elektrik, ngjarje e ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se personi i plagosur është punonjës i OSHEE Shkodër, konkretisht lexues i matësve të energjisë elektrike.

Rrethanat e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco