Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në një kalçeto në fshatin Novosel, ku humbi jetën 42-vjeçari Besfort Ruanaj, sot është zhvilluar ceremonia mortore e tij.
Pronari i kalçetos, Arben Hyso, tha për Top Channel se ishte hera e parë që Ruanaj vinte në këtë vend, ndërsa zbuloi se viktima po luante si portier gjatë ndeshjes. Ai shtoi se goditja me top në kraharor nuk kishte qenë e fortë, dhe se ambulanca mbërriti vetëm pasi 42-vjeçari kishte ndërruar jetë.
“Ka qenë hera e parë që vinte në këtë kalçeto. Ai ishte së bashku me një grup djemsh që gjithashtu nuk kishin ardhur prej kohësh. Loja kishte nisur rreth orës 23:00 dhe pas rreth 40 minutash, 42-vjeçari është goditur me top në kraharor. Shokët i dhanë ndihmën e parë, por fatkeqësisht pa sukses. Kur mbërriti ambulanca, ai kishte ndërruar jetë,” tha Hyso.
Besfort Ruanaj prej vitesh jetonte dhe punonte si emigrant në Gjermani.
© SYRI.net