Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet në flagrancë shoferja 29-vjeçare në Durrës

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet në flagrancë shoferja 29-vjeçare në Durrës

13:11, 27/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në aksin Katund Sukth–Fllakë.

Ngjarja ka ndodhur kur një automjet, që drejtohej nga një 29-vjeçare nga Durrësi, dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka përplasur një biçikletë që po drejtohej nga R. B., 69 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin  e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital;

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco