Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos, për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
Ai u kap duke ndërtuar një objekt pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në vetë monumentin.
Monitorimi i territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë vijon, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net