Radhë të gjata automjetesh janë krijuar gjatë orëve të fundit, si pasojë e punimeve për ndërtimin e autostradës, të cilat në segmente të caktuara kanë dëmtuar rrugën dhe kanë ngadalësuar ndjeshëm qarkullimin.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e trafikut është fluksi i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt qytetit të Korçës për të festuar Krishtlindjet, duke shtuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve në këtë aks.
Probleme me qarkullimin e automjeteve janë evidentuar edhe në ditët e fundit të vitit në aksin Tiranë–Elbasan, si dhe në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ku lëvizja është bërë me vonesa të konsiderueshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, të shmangin udhëtimet gjatë orëve të pikut.
© SYRI.net