Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Qerret, në gjendje të rëndë në spital

Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Qerret, në gjendje të rëndë në spital

17:26, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në periferi të bashkisë së Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, një i ri është plagosur me mjet prerës në zonën e Qerretit.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.

Njoftimi i policisë: 

U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco