Mirlinda Karçanaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ajo po merret në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit, në lidhje me një sërë tenderash publikë që janë nën hetim nga struktura e posaçme. Kjo është hera e dytë që Karçanaj thirret për të dëshmuar përpara hetuesve, çka tregon se hetimet e SPAK, të drejtuara nga prokurori Bledar Maksuti, kanë avancuar.
Në një lidhje për Syri Televizion, gazetari Fatjon Gjinaj tha se në fokus të hetimit janë të paktën 12 procedura tenderuese me vlerë miliona euro, ku AKSHI ka qenë autoritet kontraktor. Hetimi përfshin edhe institucione të tjera që kanë bashkëpunuar me AKSHI-n në këto procedura. Gjatë javëve të fundit, SPAK ka marrë në pyetje rreth 20 persona, përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të AKSH-it dhe institucioneve të tjera.
LEXO EDHE: 'Hetimi për 12 tendera'/ Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Gjithashtu, sipas Gjinajt janë kryer kontrolle dhe sekuestrime dokumentesh në dhjetëra zyra, banesa dhe biznese që dyshohet se janë të lidhura me këto procedura. Këto hetime vijnë pas denoncimeve të bëra publikisht nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Ai ka deklaruar se tendera me vlerë dhjetëra milionë euro, të menaxhuara nga AKSHI, janë fituar nga kompani të lidhura me njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama.
Ahmetaj ka përmendur konkretisht kompaninë ABS, në pronësi të baxhanakut të kryeministrit, e cila sipas tij ka përfituar miliona euro nga tenderat për laboratorët e shkollave dhe projekte të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit. Ahmetaj pohoi gjithashtu se për abuzimet me tenderin e laboratorëve ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga SPAK rreth një vit më parë, por ato nuk u ekzekutuan kurrë.
Ai akuzoi SPAK se kishte hezituar të hetonte lidhjet familjare dhe miqësore të kryeministrit në këto afera. Hetimi për dosjen e AKSH-it po ndiqet nga tre prokurorë të ndryshëm të SPAK dhe bazohet në kallëzime penale, raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe denoncime nga individë.
Deklarata e gazetarit Gjinaj për Syri Televizion:
" Vetëm pak minuta më parë drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, është e disata prej zyrtarëve të kësaj agjensie, por edhe një sërë instruksioneve të tjera me të cilat janë zhvilluar procedurat e tenderave që paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, për llogari të një hetimi që drejtohet nga prokurori Bledar Maksuti.
Ndërkohë që ne kemi raportuar gjatë ditës së sotme se SPAK ka avancuar me hetimet lidhur me këtë dosje penale. Praktikisht, paraqitja e zonjës Kërçanaj në ambientet e prokurorisë si person në dijeni, pasi deri tani nuk kemi parë të shoqërohet nga avokat, nënkupton se tashmë hetimi ndodhet në fazën e pyetjes së shtetasve të dyshuar për konsumime të veprave penale, dhe mes të cilëve edhe drejtoresha e AKSH-it, e cila, kjo në fakt duhet theksuar, është hera e dytë që paraqitet në organin hetues.
Ndërkohë që të paktën 12 tendera janë në sitën e Prokurorisë së Posaçme ku autoritet kontraktor apo palë në këto procedura publike ka qenë edhe AKSH-i i drejtuar nga Mirlinda Kërçanaj. Ndërkohë që Prokuroria e Posaçme, siç theksova pak më herët, ka avancuar me veprimet hetimore për një nga procedimet ndaj AKSH-it dhe dy javët e fundit janë thirrur për të dëshmuar në cilësinë e personave që kanë dijeni të paktën 20 persona, një pjesë e të cilëve kanë dhënë deponimet e tyre.
Ndërkohë që në listë janë edhe subjekte të tjera. Në kuadër të hetimeve është marrë më herët në pyetje, janë marrë më herët në pyetje edhe drejtues të AKSH-it apo përfaqësues të institucioneve me të cilat AKSH-i ka kryer procedura publike me përmes tenderave që kanë kushtuar deri në vlera miliona euroshe. Mes të cilëve ka qenë edhe Ermal Beqiraj.
Gjatë muajve të fundit janë kryer kontrolle dhe sekuestruar dokumente e sende me vlerë në dhjetra zyra, banesa, përfshirë edhe në disa biznese të lidhura me persona që janë përfshirë në procedurat e tenderave që sipas dyshimeve të SPAK ekzistojnë elementë të kryerjes së veprave penale dhe në këto rrethana ka regjistruar edhe procedimin penal.
Kemi raportuar edhe kohë më parë që janë tre procedime të regjistruara të paktën nga informacionet që kemi deri tani, lidhur me kallëzime penale që janë bërë apo raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve të tjera, denoncimeve nga individë në drejtim të AKSH-it që drejtohet prej disa vitesh nga Mirlinda Kërçanaj. Ndërsa kohët e fundit SPAK ka vendosur të kryejë veprime konkrete me kontrolle, sekuestro, por edhe marrje të personave në pyetje, në dijeni, të paktën deri në këtë fazë.
Syri Televizion është interesuar pranë Prokurorisë së Posaçme prej ditësh në fakt lidhur me këto zhvillime, por deri tani nuk kemi patur një përgjigje zyrtare se për çfarë tenderash konkretisht bëhet fjalë dhe cili është roli i AKSH-it në këto procedura.
Kujtojmë, në përfundim, deklaratat e bujshme në fakt të ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj, që AKSH-in e kishte një nga denoncimet dhe pikat e tij më të forta gjatë intervistave që ka dhënë për ÇIM PEKA Live në Syri Televizion, ku ka bërë me dije gjatë njërës të paktën prej intervistave se tenderat kapin vlera në dhjetra milionë euro, përfundojnë në kompani të lidhura me njerëzit e afërm të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Ahmetajt, që paraqiti edhe fakte se si kompania ABS e baxhanakut të kryeministrit, ka përfituar miliona euro, sipas ish-numrit dy të qeverisë, nga tenderi i laboratorëve të shkollave apo tendera të tjerë të teknologjisë së informacionit të zhvilluar nga struktura shtetërore.
Më tej vijonte denoncimin e tij gjatë muajve të fundit, pra rreth një vit më parë, janë prerë dhe dy urdhër arreste nga SPAK për abuzimin me tenderat e laboratorëve, por fletarrestet nuk u ekzekutuan kurrë. Sipas Arben Ahmetajt, i cili cilësoi këto tendera korruptiv, duke denoncuar me fakte fitimet e pajustifikuara të kompanisë ABS lidhur me familjen e kryeministrit, dhe më tej ai shtonte se SPAK kishte hezituar ta hetonte rolin qoftë të lidhjeve familjare të kryeministrit, apo miqësore, qoftë edhe për persona përgjegjës që janë marrë me procedurat e tenderave publikë.
© SYRI.net