Ndahet nga jeta ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi

Ndahet nga jeta ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi

13:43, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka ndërruar jetë ish-Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi. Lajmin e ka bërë të ditur Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult.

“Me keqardhje njoftojmë se ka ndërruar jetë Sh.T. Imzot Luigji Bonazzi, i cili ka shërbyer popullin tonë si Nunc Apostolik në Shqipëri. Në këtë moment, Imzot Arjan Dodaj F.d.C., Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit, si shenjë falenderimi fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për pushimin e shpirtit të tij në paqen e Zotit.

Arqipeshkvi fton gjithashtu të gjithë meshtarët e Arqidioqezës që të kremtojnë një Meshë për shpirtin e Imzot Bonazzit. Sot, e mërkurë, datë 3 dhjetor 2025, në orën 18:00, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Imzot Arjan Dodaj F.d.C. do të kryesojë Meshën e Dritës për shpirtin e tij. I lutemi Zotit t’i dhurojë shpërblimin e amshuar dhe paqen e pasosur”, shkruhet në postim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco