Rreth orës 12:10, në vendin e quajtur "Ura e Vashës", është përplasur automjeti tip "furgon" që transporton mallra, me drejtues shtetasin M.M., me automjetin tip "Golf", me drejtues shtetasin V.P.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, informoi sot policia.
© SYRI.net