EMRI/ Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, dyshohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje

EMRI/ Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, dyshohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje

09:26, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit Besard Pashkaj, 26 vjeç.

Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë për këtë person, ndërsa ndalimi i tij u krye si rezultat i procedurave hetimore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për zbardhjen e ngjarjeve të rënda.

Ngjarja e regjistruar në vitin 2021 ndodhi pas një konflikti çasti në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë, ku mbetën të plagosur Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi. Ata u plagosën nga Aldo Gjini, ndërsa Besard Pashkaj dyshohet se ishte bashkëpunëtor në ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco