VIDEO/ E parkuar në një garazh - Dalin pamjet e makinës që përdorën autorët për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan

21:35, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Automjeti tip ‘Audi’ që shihni në video, dyshohet se është makina e përdorur nga personat që ekzekutuan mbrëmjen e së dielës biznesmenin Mondi Mëhalla.

Makina është në ngjyrë të zezë, ndërsa momenti i kapur nga kamerat e sigurisë i përket një dite para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Automjeti sipas burimeve, dyshohet se u nxorr nga garazhi nga shtetasi Marsel Arani, në zonën e 21 Dhjetorit.

Sipas policisë, Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende.

Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale.

Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco