Një zjarr ka përfshirë një banesë të pabanuar në lagjen Kala të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse.
Po ashtu, kanë shkuar edhe forcat e policisë, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve në mënyrë që të mos përhapen tek banesat e tjera.
© SYRI.net