Aksident i rëndë në Maliq/ Punonjësi i policisë përplas për vdekje këmbësorin

18:27, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Maliq-Lozhan, ku një mjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën.

Sipas informacioneve paraprake, këmbësori i identifikuar si Bashkim Hida, rreth 67 vjeç, ka mbetur fillimisht i plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa ka humbur jetën pak çaste më vonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po ashtu, ambulanca është nisur menjëherë drejt zonës për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për transportimin e të dëmtuarit drejt spitalit.

Maliq / Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në aksin rrugor "Maliq-Lozhan", automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco