Tentoi të vidhte dy automjete si dhe vodhi sende me vlerë, arrestohet 54-vjeçari italian

14:12, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Shijak është ndaluar shtetasi me iniciale M.S. 54-vjeçar nga Torino, Itali, i cili akuzohet se ka tentuar të vjedhë dy automjete dhe ka marrë sende me vlerë nga një automjet tjetër në të njëjtën zonë.

Pas veprimeve hetimore, ai u identifikua dhe u kap, ndërsa sendet e vjedhura u sekuestruan.

Çështja i është referuar Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë:

Shijak

Finalizohet operacioni policor i koduar "I huaji".

Tentoi të vidhte dy automjete, si dhe në një automjet tjetër vodhi sende me vlerë; identifikohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari nga Torino.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit për tentativën për vjedhjen e dy automjeteve në Maminas të Shijakut, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:

M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak.

Po nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco