Pas Elezit edhe bashkëpunëtori tjetër i Ballukut, kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli në SPAK. Do japë deklarime

14:01, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Burimet shpjegojnë se sot ai është paraqitur për të depozituar një ankimim për masën e dhenë nga GJKKO. Pas dorëzimit të ankimit, Gjyli u fut në SPAK (Ora 14:42) ku do japë deklarime, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjini.

Më herët gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Drejtori i KESH, Erlad Elezi.

Ai është lënë në arrest shtëpie nga GJKKO së bashku me Elezin pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, ndërsa Belinda Balluku eshte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe i është sekuestruar pasaporta. 

Tenderi u hap fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.

Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij.

Belinda Balluku, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, akuzohen se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Masat e sigurimit ndaj Ballukut, si dhe ndaj vartësve të saj që drejtojnë KESH dhe ARRSH, janë të nevojshme pasi mund të dëmtojnë provat, të ndikojnë tek punonjësit e këtyre institucioneve që janë duke u pyetur si dëshmitarë, mund të vijojnë të abuzojnë me fondet publike, si dhe se mund të arratisen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco