Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ndaluar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si autorë ose bashkëpunëtorë në vrasjen e biznesmenit, Mond Mëhalla, i njohur dhe me emrin Edmond Hyka.
Gazetari i Syri.net Elton Qyno informon se vrasja dyshohet të ketë lidhje me tregtinë e drogës në Elbasan dhe disa qytete të tjera.
Mbrëmjen e djeshme u mësua se në polici ishte shoqëruar shtetasi Naldo Gjoni. Dyshimet ndaj tij janë ngritur pasi ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla e gjetur e djegur në mëngjesin e 1 dhjetorit ku makina tip “Audi” e dyshuar që u përdor prej tyre u gjet e shkrumbuar pak kilometra nga vendi i ngjarjes, në zonën e Mirakës, aksi Elbasan – Librazhd, në një rrugë rurale.
Vrasja
Vrasja ndodhi mbrëmjen e së dielës, 30 nëntor 2025.
43 vjeçari që njihet edhe me nofkën “Xhaxhi”, sapo kishte dalë nga biznesi i tij të quajtur “Xhaxhi Oil”, një pikë karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, dhe po bëhej gati të largohej me automjetin e tij tip “Renxh Rover”, kur ra pre e breshërisë me armë që u mori jetën në vend teksa të paktën 2 nga predhat e kapën në kokë.
Ai rezulton të jetë pronarë i një sërë aktiviteteve të biznesit, si karburant (“Xhaxhi Oil”), flotë taksish (“EL-TAXI”) dhe një clubi (“HOLLYVOOD LOUNGE BAR").
Precedentët në Itali
Viktima kishte precedent penal edhe në Itali dhe dyshohet të ketë qenë i përfshirë në aktivitetin e dyshuar të narkotikëve.
Mëhalla, rezulton të jetë hetuar nga prokuroria dhe policia e Elbasanit në vitin 2020 për “Pastrim parash”, pasi ai ishte proceduar më parë dhe arrestuar jashtë vendit si i dyshuar në trafikun e drogës. Por pas 3 vitesh hetimi, organi i akuzës nuk mundi t’a provonte me fakte konkrete akuzën, duke çuar dosjen në gjykatën e Elbasanit për pushim, teksa ende nuk dihet se cila ka qenë vendimmarrja e togave të zeza.
© SYRI.net