Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në një banesë pranë tregut çam, në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga një bombol gazi.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të garantuar sigurinë dhe për të nisur hetimet mbi shkakun e shpërthimit.
Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve janë paraqitur me vonesë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
© SYRI.net