Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e djeshme ku u ekzekutua me armë në makinën e tij biznesmeni Mond Mëhalla.
Ndërkohë që autorët që kanë qenë dy, njëri në rolin e shoferit dhe tjetri në atë të ekzekutorit. Pas kryerjes së krimit janë larguar me një makinë në drejtim të Librazhdit.
Ndërsa mëngjesin e sotshëm është gjetur i djegur një mjet në fshatin Mirakë. Ky mjeti dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja. Dhe burimet shpjegojnë për Syri tv se mjeti ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit të vrarë.
Sipas informacioneve makina tip “Audi” e gjetur e djegur ka lëvizur disa herë përgjatë biznesit. Kanë pasur informacion të saktë se objektivi i tyre ndodhej në biznes e kanë pritur sa të dalë nga zyra. kur viktima ka hipur në automjetin e tij një nga autorët, që kishte rolin e qitësit, ka dalë nga mjeti dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë.
Sipas informacioneve paraprake ka vetëm një autor që ka qëlluar dhe personi tjetër ka qenë në rolin e shoferit .Pas kësaj janë larguar menjëherë.
Njoftimi:
Elbasan/Informacion shtesë
Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, ditën e sotme u konstatua në fshatin Mirakë, automjeti tip "Audi", i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
© SYRI.net