Panik në Lungomare nga qentë endacakë, turistja ‘përleshet’ me burrin që tenton t’i godasë

11:59, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lungomare e Vlorës është përballur këtë mëngjes me një situatë shqetësuese, pasi një tufë qenësh endacakë janë parë duke u vërsulur ndaj kalimtarëve.

Qytetarë dhe turistë që kryenin ecjen e mëngjesit janë ndalur përballë një rreziku të papritur, duke u ndjerë të pasigurt në pedonalen më të frekuentuar të qytetit.

Sipas dëshmitarëve, në rrugë është krijuar panik teksa kafshët tentonin t’u afroheshin njerëzve, duke i detyruar disa prej tyre të largoheshin ose të mbroheshin për të shmangur incidentet.

Një burrë tentoi të godasë qentë, por një turistë ndërhyri dhe e sulmoi atë për ta ndaluar. Dëshmitarët tregojnë se turistja reagoi me forcë ndaj burrit, duke shkaktuar një përleshje fizike mes tyre.

Ngjarja tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, ndërsa autoritetet lokale po hetojnë për të sqaruar rrethanat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco