Aksident tragjik në Rroskovec: Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari

10:34, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Rroskovecit, ku një furgon me targa të huaja, angleze, ka goditur një kalimtar që lëvizte me biçikletë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, drejtuesi i furgonit është një mashkull rreth të 40-tave, banues në Kurjan.

Pas goditjes, furgoni ka lëvizur rreth 1 kilometër për shkak të debateve me familjarët e viktimës dhe situatës së krijuar në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si Gëzim Xhoka, i cili po transportonte një thes me miell për në shtëpi në momentin e aksidentit.

Personi që po përdorte biçikletën ka humbur jetën dhe trupi i tij është marrë nga ambulanca dhe dërguar në morg.

Policia konfirmon aksidentin, por ende nuk jep detaje të mëtejshme për shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po dokumentojnë dhe verifikojnë të gjitha provat në vendngjarje.

Informacion paraprak:

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor "Fier-Berat", në Strum, automjeti me drejtues shtetasin J. T., është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi G. Xh., 50 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi G. Xh.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco