VIDEO - Tiranë/ Urbani përplasi të renë me biçikletë dhe 2 makina, arrestohet shoferi. 18 vjeçarja e 3 të tjerë në spital

VIDEO - Tiranë/ Urbani përplasi të renë me biçikletë dhe 2 makina, arrestohet shoferi. 18 vjeçarja e 3 të tjerë në spital

09:21, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Arrestohet shoferi I autobisit i cili humbi kontrollin mbrëmjen e djeshme duke u përplasur me një 18 vjeçare e cila po lëvizte me biçikletë, e më pas me dy automjete të parkuara. Aksidenti i frikshëm u shënua në Rrugën e Kavajës.

Policia jep dhe një bilanc të këtij aksidenti: Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve" informoi sot policia e Tiranës.

Shikoni VIDEON -  Aksidenti horror në Tiranë, urbani merr para një person me biçikletë, përfundon në trotuar 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco