Atentati në Elbasan/ Biznesmeni Edmond Mëhalla i përfshirë në konflikt pak ditë para ngjarjes

Atentati në Elbasan/ Biznesmeni Edmond Mëhalla i përfshirë në konflikt pak ditë para ngjarjes

09:16, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja janë zbardhur mbi atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku humbi jetën biznesmeni Edmond Mëhalla.

Policia ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në zonën pranë vendit ku u ekzekutua biznesmeni.

Burime bëjnë me dije se pak ditë më parë viktima dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt.

43-vjeçari kishte precedent penal në fushën e narkotikëve. Automjeti i përdorur nga atentatorët ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së dielës kur 43-vjeçari u qëllua me dy plumba në kokë ndërsa ndodhej në makinë pranë biznesit të tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Edmond Mëhalla .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco