Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para për ekzekutimin e biznesmenit, Mond Mëhalla, 43 vjeç, i cili njihej edhe si Edmond Hyka,, mbrëmjen e kësaj të diele.
Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në në lagjen "Emin Matraxhiu”, rreth orës 20:35, ku brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri 43-vjeçari.
Aktualisht, Policia ndodhet në vendngjarje dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
LEXO EDHE: DETAJE/ Vrasja e biznesmenit - U qëllua me dy plumba në kokë në makinë! Dyshohet si ishin 2 autorët
Sipas burimeve, biznesmeni njihej në Elbasan si pronar i 2 bizneseve, ajo e taksive elektrike dhe e një karburanti.
Më herët biznesmeni 43-vjeçar, dyshohet të ketë qenë pjesëtar i një grupi kriminal që operonte jashtë Shqipërisë, kryesisht në rrjetin e lëndëve narkotike.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
© SYRI.net