Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar sot, më 30 nëntor 2025, si pasojë e një proteste të paralajmëruar nga fermerët grekë.
Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, marrë nga qendra e përbashkët e shkëmbimit të informacionit, autoritetet greke bëjnë me dije se bllokimi do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 22:00 (me orën greke).
Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe pengesat në qarkullim.
© SYRI.net