Protestë nga fermerët/ Policia Kufitare njofton bllokim të aksit Kakavijë-Janinë ditën e nesërme në këtë orar

Protestë nga fermerët/ Policia Kufitare njofton bllokim të aksit Kakavijë-Janinë ditën e nesërme në këtë orar

20:16, 29/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se më 30 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste të fermerëve.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco