'Nga goditjet e mamit abortova foshnjĂ«n'- 14-vjeçarja shqiptare s’ështĂ« dhunuar! Misteri i ngjarjes

'Nga goditjet e mamit abortova foshnjĂ«n'- 14-vjeçarja shqiptare s’ështĂ« dhunuar! Misteri i ngjarjes

08:31, 29/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rasti i 14-vjeçares shqiptare në Menidi të Greqisë po merr një kthesë të re. Mëngjesin e së premtes, më 28 nëntor, adoleshentja u paraqit në stacionin e policisë duke mbajtur një gazetë, brenda së cilës, siç pretendoi ajo, ishte fetusi që kishte abortuar pasi ishte dhunuar brutalisht nga nëna e saj.

Thriassio.gr raporton se policia shkoi menjëherë në Aspropyrgos  duke arrestuar nënën e të miturës për lëndime trupore dhe dhunë në familje.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga ekspertiza mjekoligjore që iu është bërë vajzës nuk ka shenja dhune, si ato të përmendura nga 14-vjeçarja në denoncimin e saj.

Në të njëjtën kohë, ende nuk është përcaktuar nëse ajo që ishte mbështjellë në gazetë ishte në të vërtetë një fetus.

Ndërkohë, familja e 14-vjeçares në emisionin Live News, duke mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë sherr mes nënë e bijë.

Vëllai i të miturës tha se tre muaj më parë 14-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia, duke thënë se do të shkonte të blinte një sanduiç, dhe nuk ishte kthyer më.

Siç deklaroi ai, familja nuk e dinte që ishte shtatzënë, ndërsa kur nëna shkoi të takonte të bijën, tre persona i dolën përpara dhe pasuan ngjarje që çuan në dërgimin e saj në komisariat.

“Tre muaj mĂ« parĂ« ajo ishte nĂ« shtĂ«pi dhe i tha babait ‘do tĂ« shkoj tĂ« marr njĂ« sanduiç’ dhe iku’. Kaluan orĂ« dhe ditĂ«. Nuk e dinim qĂ« ishte shtatzĂ«nĂ«. UnĂ« dhe babai im ishim nĂ« Evia. NĂ«na ime shkoi nĂ« shtĂ«pinĂ« ku ajo rrinte pĂ«r tĂ« parĂ« vajzĂ«n e saj dhe tre persona u shfaqĂ«n para saj. Pas pak, nĂ«na ime mĂ« telefonoi dhe mĂ« tha se e kishin çuar nĂ« Stacionin e PolicisĂ«. Nuk pati kurrĂ« sherr me motrĂ«n time”, tha vĂ«llai i 14-vjeçares.

Babai i 14 -vjeçares  vuri nĂ« dukje se e kishin kĂ«rkuar vajzĂ«n e tyre pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra dhe kishin kontaktuar edhe PolicinĂ«, duke kĂ«mbĂ«ngulur se “nuk ka pasur kurrĂ« sherr”. Ai gjithashtu deklaron se dĂ«shiron qĂ« vajza e tij tĂ« ekzaminohet nga njĂ« mjek pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar se ku Ă«shtĂ« goditur, nĂ«se ka ndodhur diçka gjĂ« e tillĂ«.

“E kĂ«rkuam pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra dhe nĂ« Polici. E kĂ«rkuam dhe ajo nuk erdhi tek ne. Dua qĂ« ta dĂ«rgojnĂ« te njĂ« mjek pĂ«r tĂ« parĂ« se ku Ă«shtĂ« goditur. Nuk ka pasur kurrĂ« sherr, ajo po gĂ«njen. Nuk kemi kontakt me tĂ«. MĂ« duket e çuditshme qĂ« ajo ishte shtatzĂ«nĂ« “, thotĂ« babai i saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco