VIDEO/ Endet rrugëve me djalin e sëmurë, historia rrëqethëse e të moshuarës nga Vora

22:24, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sulltane Picari, është një 77-vjeçare nga Vora, e cila prej dy vitesh endet rrugëve bashkë me djalin e saj, Altinin, që ka çrregullime të shëndetit mendor. Kalvari i vuajtjeve të saj, do të niste pasi Agimi, një tjetër nga djemtë e saj, do e nxirrte nga shtëpia së bashku me Altinin. 

‘Nusja ishte shkaktari, i thoshte që nuk dua të rrinë në shtëpi, se hapën një biznes, një kafene dhe një dyqan. U mërzit nusja, se nuk i shkonin njerëzit te dyqani prej fëmijës së sëmurë’, tregon Sulltania. 

Për ta bërë të qartë, zonja Sulltane ka pasur 11 fëmijë, por sot jetojnë vetëm tetë prej tyre, sepse tre djem që vuanin nga probleme të shëndetit mendor kanë ndërruar jetë. Tashmë, ajo ka vetëm gjashtë vajza dhe dy djem, Agimin dhe Altinin. 

77-vjeçarja dikur jetonte në një banesë me djalin e sëmurë, Elizabetën, vajzën e saj dhe Anën, që është mbesa e Sulltanes. Në fakt, banesa ku ata jetonin të gjithë së bashku ishte një ndërtesë dy katëshe, ndërsa Agimi kishte një tjetër tre katëshe, ku jetonte me familjen e tij. Por sot të dyja këto ndërtesa i gëzon vetëm Agimi. 

Që prej kohës kur Agimi ka fituar gjyqin, Sulltania është endur sa në një vend në tjetrin dhe aktualisht jeton në kushte të mjerueshme së bashku me djalin e saj të sëmurë dhe të afërmit e tjerë. Ndaj e gjendur në këto kushte, ajo bëri thirrje për ndihmë për gjetjen e një banese modeste. 

‘Asnjë ndihmë nuk kam, prandaj them bëni çmos, aman mendoni për mua. Mendoni për atë sakat, se dhe ai rob Zoti është dhe ai shpirt ka. Ose në rast se nuk bëhet gjë, unë do i bëj një gjë vetes, se nuk duroj dot ta kaloj dimrin jashtë. Do e djeg veten bashkë me këtë në mes të Vorës, që ta shikoj gjithë mileti, që jam duke vuajtur shumë’ /Piranjat - Syri.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco