EMRI/ Tragjedi në Itali, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident me motor, sapo kishte festuar ditëlindjen

EMRI/ Tragjedi në Itali, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident me motor, sapo kishte festuar ditëlindjen

20:29, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor në Itali i mori jetën një të riu shqiptar, duke tronditur familjen dhe komunitetin lokal. Përplasja e dhunshme me një makinë, e ndjekur nga rrëzimi i fortë në asfalt, rezultoi fatale, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të ndihmës së shpejtë për t’i shpëtuar jetën.

Francesko (Francesco) Ajdini, 18 vjeç, banues në Praticello di Gattatico, vdiq dje pasdite, rreth orës 16:00, në Sorbolo di Parma, në provincën Reggio Emilia. Sipas raportimeve fillestare, ai po udhëtonte me një skuter 125cc në Via Marconi, pranë stacionit të trenit, kur u përplas me një Fiat që po kthehej majtas pranë ish-supermarketit Tigotà. Përplasja e fortë e hodhi të riun në asfalt, edhe pse mbante helmetën.

Në vendngjarje mbërritën vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe njësia e Ndihmës Publike nga Parma, si dhe një helikopter shpëtimi. Paramedikët bënë gjithçka për ta ringjallur, por plagët e marra ishin fatale. Aksidenti u hetua nga karabinierët e Parmës, stacioni i Sorbolos dhe policia lokale e Unione Bassa Est, me mbështetjen e zjarrfikësve.

I riu shqiptar kishte festuar sapo moshën madhore më 18 gusht. Tragjedia prek edhe më thellë familjen Ajdini, e cila më parë kishte humbur një tjetër të dashur: në vitin 2004, Sara, motra e Franceskos, vdiq në një aksident rrugor kur ishte vetëm 2 vjeçe.

Babai i Franceskos punon si kopshtar për kompaninë Ab Global Service srl në Collecchio, që ofron shërbime të ndryshme si mirëmbajtje rrugësh, emergjenca, punime ndërtimi dhe bujqësi. Pronari i kompanisë, Luca Accorsi, shprehet: ‘Babai është një njeri i mirë dhe ky lajm na trishton thellësisht. Jemi të shokuar.’

Hetimet për aksidentin vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco