Qëllohet me armë ndaj një biznesi në Kukës

Qëllohet me armë ndaj një biznesi në Kukës

12:19, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të shtëna me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e lënë pas në Kukës, pranë një biznesi përgjatë Rrugës së Kombit.

Sipas informacioneve të para, të shtënat kanë shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin në zonë. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve dhe për sigurimin e provave.

Njoftimi i policisë:

Kukës / Informacion paraprak

Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O.,  ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco