SYRI TV/ Juljan Cumraku dhe Erzen Uka lihen në qeli! Dëshmia: Armët janë të vjetra, i gjeta në fshat

21:22, 27/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Juljan Cumraku dhe Erzen Uka, të cilët u arrestuan nga forcat RENEA pas 12 orësh ngujimi në një kullë të fshatit Orosh. Erzen Uka ka mohuar të ketë lidhje me armët, ndërsa avokati i tij e cilësoi arrestimin e tij të paligjshëm. Ndërkohë, i arrestuari tjetër, Juljan Cumraku, ka thënë se armët janë të vjetra dhe se i kishte gjetur në fshat. Gjatë operacionit, te të arrestuarit u gjet një arsenal armësh dhe flamuri i ISIS.

Nga SYRI TV

Juljan Cumraku dhe Erzen Uka dolën para gjykatës së Shkodrës, ku u njohën me masën e sigurimit arrest me burg. Ata akuzohen për 4 vepra penale: “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Ata u gjetën në banesë ku ishte e fshehur një arsenal armësh dhe një flamur i ISIS.

Gjatë seancës, Erzen Uka ka mohuar të ketë lidhje me arsenalin e gjetur në banesë, ndërsa Juljan Cumraku ka thënë se armët janë të vjetra, të cilat i kishte gjetur në fshat dhe i fshihte në banesë. Avokati Roland Islami tha se klienti i tij ndodhej rastësisht në banesë, sepse ka lidhje shoqërore me Cumrakun. Ai shtoi se klienti i tij, Uka, është plagosur nga policia dhe kjo vepër penale po fshihet.

Prej 12 orësh, Uka dhe Cumraku u ngujuan në një kullë në fshatin Orosh, duke refuzuar thirrjet e policisë dhe RENEA-s për vetëdorëzim duke i kërcënuar se do qëllonin ndaj tyre. Brenda banesës u gjet një arsenal armësh dhe një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes së Ukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco