Erion Isai është paraqitur sërish sot në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për të dhënë sqarime mbi hetimet në të cilat është i përfshirë.
Kryetari rilindas i bashkisë së Kolonjës Erion Isai akuzohet për përgjegjësitë si titullar i autoritetit kontraktor për tenderat, që kapin një vlerë totale prej 20 milion eurove. Në total të akuzuar janë Isai dhe 6 vartës të tij, ndërsa po hetohen edhe 5 persona nga kompanintë private.
Mekanizmi i përdorur në 4 tendera është një ujësjellës dhe aksi rrugor Korçë-Ersekë. Sipas hetimeve të prokurorit Dritan Prençi kompania ANK ka paraqitur një projekt të falsifikuar për të fituar tenderin. Po ashtu kontrata pune me staf jo real për të plotësuar kushtet e konkurimit.
Ndërkohë edhe mbikqyrja e punimeve është bërë me kontrata false sipas hetimeve. Burime jo zyrtare konfirojmë se në vijim SPAK mund të kërkojë urdhër arreste për zyrtarët e Kolonjës pasi ende janë duke u kryer veprime aktive.
Zbërthimi i një aparati celular i sekuestruar gjatë hetimeve të prokurorit Dritan Prença ka zbuluar bisedat se si është abuzuar me procedurat e tenderimit dhe favorizuar kompanitë e paracaktuara. Konkretisht SPAK ka hetuar 4 tendera:
1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.
2. Procedura e prokurimit me objekt "Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Erseke, loti i 2 (pjesa e parë)", me nr. REF-75548-10-14-2020.
3.Procedura e prokurimit me objekt "Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit", me nr. REF-68285-08-11-2020.
4 - Procedura e prokurimit me objekt "Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit", me nr. REF REF-74151-10-06-
Kryebashkiaku Erion Isai është zbuluar në biseda me administratoren e kompanisë fituese Entela Çeni në aplikacionin "whatsapp" si dhe shtetasit Armand Tafili, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë, njëkohësisht përgjegjës i njësisë së prokurimit, shtetases Erjona Bujupi, punonjëse e shoqërisë së të pandehurës Entela Çano, "A&E Engineering" sh.p.k., me përmbajtjen si më poshtë:
© SYRI.net