Caktohet data, ja kur votohet kreu i ri i SPAK

Caktohet data, ja kur votohet kreu i ri i SPAK

18:01, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën se kur do pyesë katër kandidatët për drejtimin e SPAK.

Në datën 11 dhjetor në orën 09:00, secili prej 4 kandidatët për pozicionin e kreut të SPAK, do të prezantojë platformën e vet për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.

Votimi pritet të ndodhë nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.  Altin Dumanit i mbaron mandati në 18 dhjetor  dhe pas kësaj dite do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco