SYRI TV/ Protesta - Banorët kundër bllokimit të kalimit në Unazë: Të bëhet me sinjalistikë...

15:10, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e rrugës ‘Arkitekt Kasemi’ në zonën e ‘Brrylit’ kundërshtojnë mbylljen e një pike kalimi për këmbësorët. Sipas tyre, kjo pikë kalimi në Unazë jo vetëm nuk duhet të mbyllet, por duhet të bëhet me sinjalistikën e duhur, pasi u shërben për të kaluar nga Poliklinika nmr. 2 në Poliklinikën e specialiteteve. Banorët kundërshtojnë gjithashtu edhe zhvendosjen e konteinerëve të mbeturinave

Syri tv

Banorët e rrugës Arkitekt Kasemi, pranë zonës së Brrylit në kryeqytet, kanë kundërshtuar këtë të martë vendimin e Policisë Bashkiake për mbylljen e një hapësire për këmbësorët, e cila shërben për kalimin nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Sipas banorëve, kjo hapësirë i shërben të gjithë komunitetit të zonës, për të marr shërbim në të dyja qendrat shëndetësore që ndodhen në këtë zonë

Banorët gjithashtu ngrejnë shqetësimin edhe sa i përket vendimit për zhvendosjen e konteinerëve të mbeturinave, i cili sipas tyre bëhet për ti hapur rrugën një firme ndërtuese me lidhje të forta me pushtetin

Banorët kanë nënshkruar edhe një peticion që vendime të tillë të mos vihen në zbatim, por duket se diçka e tillë nuk është marrë parasysh nga policia bashkiake.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco