VIDEO/ Dyshohet për atentat: Autorët qëlluan me kallashnikov ndaj një makine tjetër, djegin mjetin në Lifaj

10:59, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje janë dhënë nga ngjarja e ndodhur në mesditën e sotme në afërsi të stadiumit të Lushnjës.

sipas informacioneve të përcjella nga vendngjarja nga gazetari i SYRI TV, mësohet se autorët kanë qëlluar me armë të llojit kallashnikov.

Ngjarja është regjistruar në një zonë shumë të populluar.

Po ashtu, përveç makinës së autorëve edhe mjeti që ka qenë në shënjestër është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pak pas të shtënave në fshatin Lifaj, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet e autorëve.

Deri më tani mbeten mister rrethanat e kësaj ngjarje. Policia po vijon me hetimin për zbardhjen e këtij rasti në qytetin e Lushnjës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco