Një ditë pas aksidentit të regjistruar në aksin Korçë-Ersekë është vënë në pranga shoferi i mjetit. 54-vjeçari i arrestuar, të hënën përplasi me mjetin e tij një 65-vjeçare dhe u largua nga vendngjarja.
Policia pas ngjarjes ka arritur të prangosë shoferin. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, si pasojë e të cilit u dëmtua një 65-vjeçare, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ravoik, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
© SYRI.net