U arrestua në Fushë Arrëz, Erzen Uka ish-komando në forcat paqeruajtëse në Irak, stërviste fëmijët si luftëtarë të ISIS

U arrestua në Fushë Arrëz, Erzen Uka ish-komando në forcat paqeruajtëse në Irak, stërviste fëmijët si luftëtarë të ISIS

10:31, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erzen (Hamza) Uka, i cili për 12 orë qëndroi i ngujuar në një banesë në fshatin Orosh të Pukës së bashku me Julian Cumrakun dhe qëlluan me armë drejt forcave RENEA, është i njohur për policinë.

Image

Erzen Uka ka qenë komando dhe ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. Në Prill të vitit 2019, u arrestua nga Antiterrori pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

Uka konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë, dhe survejohej prej vitit 2007.

Në shtator të vitit 2020, ai u dënua me 3 vite burg nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

Pas arrestimit, Uka kërcënoi asokohe edhe gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, duke i paralajmëruar se do të japin llogari sapo ai të dalë nga burgu. Ai u arrestua pasi publikonte video në Facebook me përmbajtje ekstremiste si dhe stërviste fëmijët me qëllim për t’i dërguar si luftëtar të ISIS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco