Vijojnë negociatat me dy personat e izoluar në banesën e pabanuar në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Policia po përpiqet të negociojë me të afërm që të dorëzohen, por ata refuzojnë.
Burime bëjnë me dije se pas vëllait, policia ka dërguar për negociatat motrën e njërit prej të izoluarve.
Dy të armatosurit, Julian Cumraku dhe Arben Uka kanë kërcënuar se do të qëllojnë me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se: “Njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku bëri thirrje “Allahu Ekber””.
Banesa e rrethuar nga Policia është në pronësi të Mhill Jakut. Njëri nga dy të armatosurit që ndodhet brenda banesës dyshohet se është nip i tij, i identifikuari si Julian Cumraku, 24 vjec.Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
© SYRI.net