VIDEO/ Rrëshket rruga e Bovillës, disa fshatra të izoluar

13:33, 23/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive të tokës dhe inertëve, duke dëmtuar pjesërisht rrugën që lidh digën e Bovillës me disa fshatra të zonës, përfshirë Rrazë, Bruz Mal dhe Bruz Zallë.

Sipas informacioneve, rruga ka rrëshkitur rreth 100 metra larg digës, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke izoluar pjesërisht fshatrat e përmendura.

Rruga e dëmtuar ndodhet nga ana e Kamzës, nga segmenti Zallherr–Bovillë dhe situata kërkon ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet për rikthimin e qarkullimit normal dhe sigurimin e aksesit për banorët.

Autoritetet lokale dhe kompanitë e mirëmbajtjes rrugore janë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe ndërhyrjen emergjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco