Situata në Qarkun Korçë: Tre zona rurale mbeten pa energji, nisin reshjet e dëborës në Boboshticë-Dardhë

09:59, 23/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e ditëve të fundit kanë prekur disa zona të Qarkut Korçë, ndërsa ka pasur pëtrmbytje dhe dëme të mëdha materiale.

Ja si paraqitet situata në të gjithë qarkun:

Korçë

Në aksin Boboshticë–Dardhë kanë nisur reshjet e borës, por kontraktori ndodhet në terren duke pastruar rrugën. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe nuk raportohen problematika.

Kolonjë

Situata në bashki po shkon drejt normalizimit. Është ndërhyrë në Tac Poshte për largimin e ujërave nga parcelat, si dhe në Qinam, ku është devijuar lumi për të mbrojtur këmbët e urës. Në zonat mbi 1500 metra lartësi reshjet kanë qenë në formë bore.

Maliq

Niveli i lumit Devoll ka rënë me rreth 1.30 cm, duke ulur prurjet. Nga Rezervat e Shtetit po shpërndahen ndihma për 100–150 familje të prekura nga përmbytjet.

Pustec

Reshjet kanë qenë të dobëta gjatë natës dhe uji i akumuluar në bodrumet e disa banesave është larguar plotësisht. Situata është e qetë.

Devoll

Bashkia nuk raporton problematika të reja. Puna vijon për zgjidhjen e dëmeve të ditëve të mëparshme.

Pogradec

Gjatë natës situata ka qenë e qetë. Janë sistemuar rrëshqitjet e dheut në Gurras dhe Dardhas, ndërsa në Bucimas janë pastruar disa kanale kulluese. Grupet e terrenit kanë finalizuar akt-konstatimet dhe ndihmat e ardhura do të shpërndahen sot. Hidrovori Tushemisht funksionon normalisht.

OSHEE

Tre zona rurale mbeten pa energji: Qenckë, Kurtesh dhe Zharkanj, me gjithsej 28 abonentë të prekur. Të gjitha linjat që furnizojnë objektet me rëndësi të veçantë janë operative. Hidrovori i Pogradecit vijon punën normalisht.

ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje

Në aksin Boboshticë–Dardhë ka nisur bora, ndërsa në rrugët Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras reshjet e shiut janë me intensitet të ulët. Qarkullimi është i hapur në të gjitha akset. Në aksin Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh ka pasur rënie gurësh gjatë natës dhe po punohet për pastrimin e rrugës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco