Kanë mbërritur në GJKKO 2 bashkëpunëtorët e zv/kryeministres, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me Belinda Ballukun për shkeljen e barazisë në dy tendera.
Dy drejtorët e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi u shoqëruan nga policia pasi ndaj tyre GJKKO me kërkesë të SPAK ka caktuar masën 'arrest shtëpie'
Sot në orën 09:00 pritet të nisë verifikimi i masës së sigurisë.
Ndaj Ballukut është ekzekutuar masa e pezullimit nga detyra si numri dy i qeverisë dhe si ministre dhe ndalimi i daljes jashtë vendit, ndërsa për kreun e ARRSH-së dhe të KESH, është dhënë masa e sigurisë ’arrest në shtëpie.
Lexo dhe: E pezulluar nga detyra/ Balluku e 2 bashkëpunëtorët e saj dalin sot para GJKKO
© SYRI.net