Humbi jetën pas një aksidenti në punë në Itali, komuniteti nis fushatë ndihme për familjen e Artur Deliut

Humbi jetën pas një aksidenti në punë në Itali, komuniteti nis fushatë ndihme për familjen e Artur Deliut

19:19, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Artur Deliu është identifikuar si punëtori 39-vjeçar shqiptar që humbi jetën dy ditë më parë në një aksident në punë në qytetin e Pozallos, në Itali. Aksidenti ndodhi të hënën pasdite, në zonën qendrore të Corso Vittorio Veneto, ku Deliu po kryente punime kur u godit fatalisht nga një strukturë metalike.

Familja e tij ndodhej në Itali për të siguruar trajtim mjekësor për njërën prej vajzave, çka e bën situatën edhe më të rëndë për ta.

Pas ngjarjes, komuniteti lokal është mobilizuar për të mbështetur financiarisht familjen e Deliut. Është hapur një fushatë mbledhjeje fondesh, e cila po zhvillohet në disa pika të ndryshme:

-Planetmovie (Pozzallo, Ispica, Rosolini)

-Daniela Cartoleria Blanco Distefano (Pozzallo)

-Euroalimentari, Modica – Via Resistenza Partigiana, 41

Fushata synon të ndihmojë familjen e viktimës, e cila përballon të njëjtën kohë dhimbjen e humbjes dhe vështirësi të mëdha ekonomike.

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit vijojnë nga autoritetet italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco