Nga Elton Qyno - Syri.net
Deputetja e PS, Olta Xhaçka, ka blinduar pozicionin e saj penal lidhur me dosjen e dorëzuar në SPAK nga Alfred Beleri, i cili pretendonte se Xhaçka, bashkëshorti i saj,Artan Gaçi dhe zyrtarë të tjerë të hipotekës dhe bashkisë Himarë, kishin tjetërsuar dy sipërfaqe toke me qëllim ngritjen e një hoteli.
Një ditë më parë Gjykata e Lartë përmes një kolegji penal të kryesuar nga Sokol Binaj, vendosi të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, për pushimin e dosjes penale ndaj Xhaçkës dhe Gaçit.
Me këtë vendim Gjykata e Lartë shkon në të njëjtën vijë juridike që ka ndjekut SPAK, i cili pas verifikimeve të kryera doli në përfundimin se çifti Xhaçka dhe Gaçi, nuk kishin kryer veprimtari kriminale, siç pretendonte në kallëzim Fredi Beleri.
Prokurori Olsi Dado ju drejtua gjykatës me një kërkesë për pushim hetimesh, ndërsa Gjykata e Shkalles se Parë thotë se Olta Xhaçka, nuk pranoi kërkesën duke argumentuar se me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë.
Kjo deputete, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore.
Kallëzimi u bë nga eurodeputeti Fredi Beleri, teksa GJKKO dënoi me burg për këtë çështje ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron e disa zyrtarë vendor, por SPAK shmangu fajësimin e çiftit Xhaçka-Gaçi.
Beleri u ankimua dhe Shkalla e Parë i dha të drejtë, teksa çështja u kthye në Gjykatën e Apelit, në favor të Xhaçkës. Tashmë gjykata e Lartë, ka blinduar dosjen në favor të Olta Xhaçkës duke vendosur përfundimisht pushimin e dosjes. /Syri.net/

© SYRI.net